Higuain në Juventus, kjo është shtëpia e tij luksoze në Torino (FOTO)

Gonzalo Higuain pritet që së shpejti t’i bashkohet Juventusit, ndërsa sipas Marca, ai tashmë është bërë edhe me shtëpi në Torino.

Sport

25/07/2016 08:34

Marca i ka publikuar disa fotografi të një shtëpie luksoze prej 700 metrash katror, e cila sipas gazetës spanjolle tashmë është pronë e Gonzalo Higuain në Torino.

Ylli argjentinas pritet që së shpejti ta zyrtarizojë kalimin te gjiganti italian Juventusi.

“El Pipita” do t’i kushtojë “Zonjës së Vjetër” rreth 94 milionë euro, duke u bërë transferimi i katërt më i shtrenjtë në histori.