Heronjtë e Kroacisë kthehen në Zagreb, mirëpritën nga 100 mijë tifozë

Ekipi i futbollit të Kroacisë ka mbërritur në atdhe pas një suksesi të madh në botërorin e Rusisë.

Sport

16/07/2018 16:14

Kroacia shkroi historinë në Rusi duke arritur deri në finalen e madhe, ku u mposht 4:2 nga Franca.

Skuadra e drejtuar nga Zlatko Daliq rreth orës 15:20 ka mbërritur në Zagreb, për t’u drejtuar me një autobus të hapur drejtë sheshit ‘Josip Jelacic’, ku po pritën nga mijëra tifozë.

Portali kroat ‘vecernji.hr’ raporton se në sheshin më të madh të Zagrebit sipas njoftimeve të policës ndodhën 100 mijë tifozë.

Kujtojmë se ky është suksesi më i madh i Kroacisë në Kampionatin Botëror, pasi në vitin 1998 kishin arritur deri në gjysmëfinale në Francë./Lajmi.net/

YouTube player