Henry: Wenger duhet të qëndrojë te Arsenali

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, mendon se Arsene Wenger duhet të qëndrojë te skuadra nga ‘Emirates Stadium’.

Sport

22/05/2017 17:37

Wenger ka qenë cak i sulmeve si të medieve ashtu edhe nga tifozët e Arsenalit, duke u kritikuar për paraqitjen e skuadrës nga Londra,e cila për herë të parë pas 19 viteve ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve.

Por edhe pse kanë pasur sezonin më të dobët në këto vite, Henry ka deklaruar se Wenger duhet të qëndrojë.

“Për mua, kjo është e ndërlikuar. Njerëzit po flasin për të ardhmen e Arsenalit, dhe dikush më pyeti nëse Arsene Wenger do të jetë edicionin e ardhshëm. I thash ‘po’, sepse unë nuk dua të mendoj se ai nuk do të jetë në krye te Arsenali. Ai meriton një lamtumirë të madhe nga tifozët, dhe për këtë mendoj se ai duhet të vazhdojë të qëndrojë”, ka deklaruar Henry./Lajmi.net/