Hazard te Man City? Reagon Guardiola

Pep Guardiola ka thënë se transferimi i Eden Hazard te Manchester City nuk do të ndodhë, pavarësisht fjalëve të sulmuesit belg se ai mund të përmirësonte liderët e Premierligës.

Sport

08/12/2018 08:26

Ylli belg i Chelsea ka deklaruar se e vetmja mënyrë që liderët e Premierligës të përmirësohen, është ta blejnë, gjë e cila nuk pritet të ndodh.

Hazard ka qenë ndër lojtarët më të mirë në Premierligë këtë sezon dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me Chelsean për të vazhduar kontratën që skadon në vitin 2020.

“Kjo nuk do të ndodhë. Jo”, u përgjigj Guardiola gazetarëve në pyetjen nëse City do të tentojë transferimin e Hazard, përcjell ‘lajmi.net’.

I pyetur se sa i rrezikshëm mund të jetë Hazard për mbrojtjen e City, trajneri spanjoll vazhdoi: “Shumë. Unë pajtohem me ju. Ai tha se është shumë i mirë, dhe unë edhe për këtë pajtohem me të”.

Përndryshe, sot (e shtunë), Chelsea pret Manchester City në ‘Stamford Bridge’, në derbin që fillon prej orës 18:30./Lajmi.net/