Hazard: Nuk më intereson Reali

Superylli i Chelseas, Eden Hazard ka thënë se nuk i pëlqen fare transferimi te skuadra e Real Madridit, duke shtuar se ëndrra e tij kryesore është të arrijë suksese me Blutë e Londrës.

Sport

09/11/2014 22:00

Eden Hazard ka thënë se nuk e dëshiron kalimin te Real Madridi, duke shtuar se ëndrra e tij e vetme është që të vazhdoj të luajë për Chelsean.

“Unë kam vendosur të transferohem te Chelsea sepse e kam ditur se do të luaj. Ky është viti im i tretë këtu. Nuk e di nëse jam lojtari kryesor i skuadrës, por jam duke përjetuar kënaqësi të madhe teksa po luaj për këtë fanellë”.

“Unë nuk kam nostalgji për ligën e Francës, pasi unë mendoj për të ardhmen e jo për të kaluarën”, tha Eden Hazard për Canal+.

“Unë kurrë nuk kam thënë se nëse largohem nga Chelsea, atëherë do të shkoj vetëm te Real Madridi. Klubi i vetëm i ëndrrave të mia është Chelsea”, përfundoi njëri ndër lojtarët më të mirë në botë.

Përndryshe, mediat angleze ditëve të fundit janë duke e lidhur Hazardin me një transferim te Chelsea, pasi shihet si zëvendësues i Bales, i cili mund të transferohet te Manchester United.