Hart e kujton ende super golin e Shaqirit

Xherdan Shaqiri ia ka lënë në kujtesë portierit Joe Hart golin e realizuar në ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2012 ndërmjet Zvicrës dhe Anglisë.

Sport

10/06/2014 20:43

Joe Hart nuk do ta harrojë kurrë Xherdan Shaqirin. Portieri i Manchester Cityt e ka në mendje golin e realizuar nga mesfushori kosovar në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Anglisë, në kualifikimet për Evropianin 2012.

“Ishte një gol i për të cilin ishte folur me javë, por edhe tash. Ishte një derë që e hapi karrierën time. Hart më përshëndet ende sa herë që takohemi, përfshirë këtu edhe ndeshjen ndërmjet Bayernit dhe Cityt në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Shaqiri për mediat zvicerane.

22 vjeçari foli edhe për Botërorin e Brazilit, duke e konsideruar Francën si favorite të grupit ku gjendet Zvicra, por kërkoi kujdes edhe nga Ekuadori.