Harroni kualifikimet për Kupën e Botës, shikoni çfarë ndeshje na presin në fundjavë

Çështja e pjesëmarrjes së kombëtareve në Kupën e Botës tashmë është zgjidhur, dhe yjet e mëdha do të rikthehen në skuadrat e tyre.

Sport

16/11/2017 21:56

Ligat e mëdha të futbollit këtë fundjavë rikthehen me shumë ndeshje interesante, me derbi që nuk duhen humbur.

Gjithçka nis në Angli, ku në kuadër të Premierligës nga ora 13:30, Arsenali pret Tottenhamin, për të vazhduar me ndeshjen Leicester City – Manchester City nga ora 16:00.

Në Itali, Roma luan derbin e qytetit me Lazion të shtunën nga ora 18:00, dhe dy orë më pas, Napolit takohet me Milanin.

Një përballje për t’u mos humbur, është edhe ajo e La Ligas, mes Atletico Madridit dhe Real Madridit./Lajmi.net/