Handanovic flet pas fitores së Inter ndaj Rapid, përmend edhe shiritin e kapitenit

Samir Handanovic është shprehur tejet i lumtur me fitoren e Inter kundër Rapid Wien, në kuadër të Ligës së Evropës.

Sport

14/02/2019 22:17

Kapiteni i ri i skuadrës së Inter ka thënë se është krenar me rolin e tij dhe ka falënderuar shokët e skuadrës për rrjetën e paprekur kundër Rapid.

“Mbi të gjitha jam shumë i lumtur me rezultatin, sepse ajo ka më së shumti rëndësi. Nëse mbajmë rrjetën e paprekur është mirë për të gjithë” ka thënë Handanovic për ‘InterTV’, transmeton lajmi.net.

“Secili lojtar është krenar të mbajë shiritin e kapitenit për një klub të rëndësishëm” ka thënë ndër të tjerash ai.

“Nerazzurët” fituan 0:1 në Austri, falë golit të shënuar nga Lautaro Martinez, fitore kjo që lehtëson shumë gjërat për ‘zi kaltrit’. /Lajmi.net/