Gutierrez: Ndihem krenar (Video)

Jonas Gutierrez, i cili disa muaj më parë ishte duke luftuar me kancerin e testikujve, është shprehur krenar dhe shumë i lumtur me golin shumë të rëndësishëm që shënoi sonte për skuadrën e Newcastles.

Sport

24/05/2015 23:46

Jonas Gutierrez shënoi golin e dytë për Neëcastlen, gol ky që bëri skuadra e tij fitojë luftën për të mos rënë nga Premier Liga.

“Ndihem krenar që jam Geordie. Të gjithë tifozët që kur kam ardhur te Newcastle kanë qenë fantastik. Ata nuk e meritojnë pozitën ku jemi ne, të jemi të sinqert për këtë gjë”.

“Ata nuk duhet të jenë në këtë situatë, Neëcastle është skuadër më e madhe se kaq. Ne duhet të shikojmë përpara, të shikojmë të futemi në top-10 dhe jo të jemi në fundin e tabelës”.

“Disa muaj më parë, unë nuk e kam ditur nëse do të luaj futboll përsëri. Sidoqoftë, unë jam këtu, jam kthyer duke shijuar vetën time – Unë kam një rast të dytë në këtë jetë. Jam krenar që jam Geordie”, përfundoi Gutierrez deklaratën e tij për Sky Sports.

YouTube player