Guardiola vlerëson lartë të kërkuarin nga Barcelona, Richarlison

Në fundjavë, Manchester City do ta ketë për kundërshtarë skuadrën e Everton.

Sport

14/12/2018 19:16

Para kësaj ndeshje, i relaksuar duket të jetë Pep Guardiola, i cili me gjasë ka studiuar mirë kundërshtarin.

Ai është në dijeni se ku është rreziku potencial nga Everton, duke i vënë theks të veçantë brazilianit Richarlison.

“Ai bëri një vit të mrekullueshëm tek Watford. Është i shpejtë, fiton goditje dënimi, dhe mund të luaj si anësor” ka thënë Guardiola duke iu referuar objektivit të Barcës, transmeton lajmi.net.

“Në zonën e rrezikshmërisë, ai është shumë i fortë. Ai është një top lojtar” ka thënë tutje ai.

City do të jenë nikoqirë të Everton për këtë ndeshje, në të cilën konsiderohen favorit në letër. /Lajmi.net/