Guardiola i vendosur: Duhet të fitojmë ndaj WBA-së

Pep Guardiola po kalon periudhën më të vështirë në karrierën e tij prej trajneri.

Sport

28/10/2016 16:59

Gashtë ndeshje radhazi pa fitore, nuk i ka ndodhur asnjëherë spanjollit që tani drejton Cityn, e që në të kaluarën ka drejtuar edhe Bayern Munich dhe Barcelonën.

Manchester City këtë xhiro në Premierligë, do të jetë mysafir i WBA-së.

“Ne duhet të fitojmë tani”, ka deklaruar Guardiola në konferencë për shtyp, përcjellë ‘Lajmi.net’.

“Kam parë lojërat e tyre ndaj Tottenham dhe Liverpool, dhe e di se sa vështirë do të jetë për ne të shtunën”.

“Kam folur me lojtarët dhe me Mikel Artetan. Më informuan se WBA është një ekip fantastik”, ka vazhduar trajneri spanjoll, që nuk heziton të thur lavde për kundërshtarin e nesërm.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.