Guardiola: Nëse ndodh kjo, do t’i vras lojtarët e Cityt

Pep Guardiola nuk do lojtarë të vetëkënaqur në skuadër.

Sport

20/11/2017 08:25

Trajneri i Manchester Cityt tha që do t’i vrasë ata.

“Ekipi nuk do të vetëkënaqet sepse unë jam trajner i tyre. Nëse kjo ndodh, unë do t’i vras”, deklaroi Guardiola, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ndonjë ndeshje mund të luajmë keq dhe ekipet tjera mund të na mposhtin, kjo ndodh”.

“Mirëpo, nëse e shihni skuadrën mund të kuptoni se ata kanë një dëshirë të madhe të luajnë”, shtoi ai. /Lajmi.net/