Guardiola: Nëse luajmë kështu, ndaj Realit s’kemi gjasa

Pep Guardiola e ka pranuar se është i preokupuar për formën në të cilën po kalon Bayern Munichu, pas dy humbjeve radhazi në Bundesligë. Trajneri spanjoll e ka mbajtur një konferencë për shtyp të martën, para ndeshjes gjysmëfinale të DFB Pokal kundër Kaiserselauternit. “Nëse luajmë ashtu siç luajtëm në dy ndeshjet e fundit, nuk do…

Sport

15/04/2014 21:05

Pep Guardiola e ka pranuar se është i preokupuar për formën në të cilën po kalon Bayern Munichu, pas dy humbjeve radhazi në Bundesligë.

Trajneri spanjoll e ka mbajtur një konferencë për shtyp të martën, para ndeshjes gjysmëfinale të DFB Pokal kundër Kaiserselauternit.

“Nëse luajmë ashtu siç luajtëm në dy ndeshjet e fundit, nuk do ta arrijmë natyrisht finalen. Duhet ta gjejmë shpejtë formën më të mirë, sepse jemi në një situatë të rrezikshme”, deklaroi ai.

“Nëse luajmë kështu në Madrid, nuk do ta kemi asnjë shans. Ndonjëherë, humbjet ndihmojnë për t’u përmirësuar, por kur nuk ka koncentrim, mund të përballesh me paraqitje të zbehta”, përfundoi ai.