Guardiola kërkon spiunin

Pep Guardiola është hidhëruar që dikush nga skuadra e tij e ka informuar të përditshmen gjermane Bild sa i përket formacionit që do ta përdorë ai për duelin kundër Borussia Dortmundit të shtunën. Jo vetëm kaq, Guardiola frikësohet se ekziston dikush që ai dyshon se vjen nga brendia e klubit e që jep informata të…

Sport

25/11/2013 09:06

Pep Guardiola është hidhëruar që dikush nga skuadra e tij e ka informuar të përditshmen gjermane Bild sa i përket formacionit që do ta përdorë ai për duelin kundër Borussia Dortmundit të shtunën.

Jo vetëm kaq, Guardiola frikësohet se ekziston dikush që ai dyshon se vjen nga brendia e klubit e që jep informata të tilla në pothuajse çdo ndeshje pasi Bild ka qëlluar shumicën e formacioneve titullare të strategut katalan.

“Kush do që është duke spiunuar informata nuk do të luajë më për Bayernin”, deklaroi Guardiola.

Ai dyshon se fajtori është ndonjë prej futbollistëve të tij. Ai shpërtheu kur të shtunën, para ndeshjes kundër Borussia Dortmundit, Bild publikoi të detajuar taktikën që do ta përdorë.

Guardiola është i vendosur ta gjejë dhe ta ndëshkojë fajtorin. “Nuk më intereson kush është. Pasi ta gjej, do të largohet. Ai ose ata nuk do të luajnë më për mua”.

Theksoi ish trajneri i Bayernit. Publikimi i strategjisë së lojës së tij nuk i bëri keq Bayernit pasi fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Borussia Dortmundit.