Guardiola gjen fajtorin e lëndimit të De Bruyne

Pep Guardiola ka reaguar pas lëndimit të rëndë të mesfushorit të Manchester Cityt, Kevin de Bruyne.

Sport

18/08/2018 10:18

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola beson se orari i ngarkuar i ndeshjeve në Premierligë ka sjellë lëndimin e rëndë të Kevin de Bruyne.

Mesfushori belg do të mungojë për rreth tre muaj pas dëmtimit të ligamenteve të gjurit në stërvitjen e së mërkurës me ekipin kampion nga Premierliga.

Dhe, Guardiola beson se orari i ngarkuar i Premierligës ka kontribuar në shfaqjen e problemit, përcjell “lajmi.net”.

“Është sezon i vështirë, rikuperime të shpejta dhe sërish keni ndeshje”, u shpreh Guardiola.

“Qeniet njerëzore kanë kufizimet e tyre dhe nganjëherë ndodhin gjëra të këtilla”, theksoi ai. /Lajmi.net/