Guardiola fajëson Ligën e Kampionëve

Trajneri i Bayern Munich ka thënë se skuadra e tij ishte e lodhur nga ndeshja kundër Manchester Cityt, dhe për këtë arsye nuk arriti të shënojë fitore në sfidën ndaj Hamburgut.

Sport

21/09/2014 12:43

Bayerni barazoi pa gola kundër Hamburgut, ndërsa arsyeja e këtij barazimi sipas Guardiolës, ishte lodhja e lojtarëve të tij nga ndeshja kundër Manchester Cityt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Nuk ishte e lehtë të vijmë në këtë ndeshje pas sfidës kundër Manchester Cityt, në kuadër të Ligës së Kampionëve”.

“Në pjesën e dytë ne ishim më të mirë, por nuk i shfrytëzuam rastet tona”, tha Guardiola për faqen zyrtare të klubit.

“Ne duhet të punojmë shumë deri në dhjetor. Kemi një periudhë të vështirë përpara”, përfundoi spanjolli.