Guardiola e shet ‘përforcimin e madh’ të Man Cityt

E ardhmja e John Stones do të jetë larg nga Manchester City.

Sport

24/04/2018 12:52

Man City mund ta lejojë largimin e mbrojtësit John Stones, pas përfundimit të këtij sezoni.

“The Sun” ka njoftuar se kampioni i Premierligës nuk e konsideron futbollistin anglez, si mbrojtës të rëndësishëm në Etihad Stadium.

Stones ka humbur vendin në formacionin bazë të Manchester Cityt, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Guardiola planifikon ta shesë për të grumbulluar fonde për përforcime të reja, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/