Gotze i gëzohet shortit (FOTO)

Mesfushori i Bayern Munichut, Mario Gotze është i kënaqur me shortin e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve, edhe pse skuadra e tij do të luajë kundër Barcelonës.

Sport

24/04/2015 16:27

Ylli i Bayern Munichut, Mario Gotze ka befasuar duke thënë se është i kënaqur me shortin e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve, edhe pse skuadra e tij do të luajë kundër Barcelonës.

Pep Guardiola do të ndeshet me ish ekipin e tij, një prej favoritëve për të fituar trofeun.

Por, Gotze është i kënaqur.

“Short i mirë, mezi e pres gjysmëfinalen”, shkroi Gotze në profilin e tij në rrjetin social Twitter.