Goretzka refuzon Juventusin, zgjedh klubin e ri

Leon Goretzka ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Schalke 04.

Sport

07/12/2017 11:43

Mesfushori i Schalkes, Leon Goretzka nuk do të transferohet në Juventus.

Tuttosport ka njoftuar se ylli gjerman është më afër kalimit te Barcelona ose në një klub nga Premierliga.

Goretzka ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Schalke 04, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai mund të largohet nga klubi gjerman si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/