Gomat e Bugatti Veryon kushtojnë më shtrenjtë se makina juaj

Jo shumë kohë më parë, një person vendosi në shitje me një çmim prej 150.000 dollarësh gomat e një Bugatti Veryon në eBay.

Auto & Tek

30/01/2019 16:42

Pa dyshim, gomat e Bugatti Veyron nuk janë me çmim të lirë. Ndërkohë që pjesët për ndërrim janë shumë të shtrenjta – kushton 42.000 dollarë vetëm për të zëvendësuar rezervuarin e karburantit, transmeton lajmi.net.

Sipas listës së shitjes, rrotat janë autentike “OZ Racing” të zhvilluara për Veyron Bugatti të prodhuara nga fabrika Michelin.

Blerja e një rrote zëvendësuese do iu kushtojë 150,000 dollarë më së liri.

Çdo gomë merr rreth një orë për t’u prodhuar, dhe Michelin pohon që vetëm dy grupe të gomave mund të përdoren për të garantuar integritetin e shpejtësisë së lartë të Bugatti-t.

Michelin thotë se gomat i bëjnë ballë shpejtësisë të madhe për 15 minuta, megjithëse mund të mbeteni pa karburant nëse vozisni me shpejtësi maksimale, gjithmonë duke llogaritur se rezervuari i karburantit është plot. /Lajmi.net/