‘Godet’ Barcelona, transferon tre yje nga Premierliga

Barcelona synon që në verën e vitit 2018 të përforcohet në Premierligë.

Sport

23/10/2017 17:21

‘Mundo Deportivo’ raporton se drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, dje ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, në stadiumin ‘Wembley’.

Sipas kësaj medie e afërt me Barcelonën, skuadra e Enresto Valverdes është e interesuar për tre lojtarë të Tottenhamit.

Dele Alli, Christian Eriksen dhe Davinson Sanchez, janë lojtarët që po pëlqehen nga Barcelona.

Duket se drejtuesit e Barcelonës kanë pasur çka të shohin në ‘Wembley’, pasi Tottenham e mposhti 4:1 Liverpoolin./Lajmi.net/