Gjyqtari rreh futbollistin, dhe e ndëshkon me të kuq (VIDEO)

Në Kampionatin e Kuvajtit në futboll ka ndodhur një ngjarje e pabesueshme. Gjyqtari i ndeshjes e rrahu një futbollist dhe në fund e ndëshkoi me karton të kuq.

Sport

08/06/2015 13:26

Nga Kuvajti vjen një xhirim i pabesueshëm nga një ndeshje e futbollit.

Zakonisht ndodh që një futbollist shpreh pakënaqësinë ndaj gjyqtarit, e në raste të rralla e sulmon fizikisht. Por, kësaj radhe ndodhi e kundërta.

Gjyqtari e goditi futbollistin duke e lënë të shtrirë në tokë, e në fund e përjashtoi atë me karton të kuq. Ngjarja ndodhi në duelin mes Al Nasr dhe Al Arabi.

YouTube player