Gjiganti turk transferon Arbër Zenelin

Arbër Zeneli mund të jetë lojtari i radhës i Kosovës që mund të bëjë një hap të madh në karrierë.

Sport

20/11/2018 08:28

Anësori i Kosovës po magjepsë me paraqitje të mira edhe këtë sezon në Holandë te skuadra e Heerenveen.

Paraqitjet e mira si të Heerenveen ashtu edhe të Kosova, kanë bërë që shumë skuadra evropiane të vlerësojnë mundësinë e transferimit të 23 vjeçarit.

Por, më konkret duket gjiganti turk, Fenerbahce.

Media e njohur turke, ‘Fanatik.com.tr’, shkruan se Arbër Zeneli është preferencë e Fenerbahces për afatin kalimtar të janarit, përcjell ‘lajmi.net’.

Fenerbahce për të siguruar shërbimet e Zenelit duhet ta fitojë garën e fortë me PSV dhe Ajax./Lajmi.net/