Gjashtë lojtarë largohen nga Man Utd pa asnjë cent
Manchester United është në hall të madh me lojtarët.
Merkato
Forma e dobët që po kalon Manchester United, ka bërë që shumë lojtarë të kërkojnë skuadër të re.
‘Djajtë e Kuq’ janë vënë në alarm, pasi mund t’i humbasin gjashtë lojtarë me parametra zero, përcjell “lajmi.net”.
Mata , De Gea, Martial, Ander Herrera, Smalling dhe Jones, janë emrat që mund të largohen nga Manchester United.
Jose Mourinho nuk ka arritur ende që t’i bind ata që ta vazhdojnë kontratën, andaj vera e vitit 2019 do të jetë shumë e zënë për ta. /Lajmi.net/