Giggs i bën thirrje Man Utd të mos e shkarkojë Mourinhon

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, beson se Jose Mourinho ka aftësitë për të kthyer skuadrën në rrugën e drejtë.

Sport

26/11/2018 16:30

Ai beson se shkarkimi i trajnerit portugez nuk do të sillte asnjë ndryshim në situatën e krijuar.

“Nuk shoh ndonjë arsye pse duhet shkarkuar trajneri në këtë pikë. Nuk do të ndryshonte asgjë” ka thënë Giggs për “Sky  Sport News”, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë e dimë se çfarë trajneri i suksesshëm ka qenë ai gjatë viteve. Mendoj se stabiliteti që na mungoi gjatë viteve të fundit, do të përmirësohet nga ai” ka vazhduar portugezi.

“Është e vërtetë që rezultatet duhet të përmirësohen, por këtë duhet ta bëjnë lojtarët dhe jo trajneri” ka përfunduar “Special One”.

Giggs është prej pak njerëzve që po e përkrahin Mourinhon në situatën aktuale të Manchester United. /Lajmi.net/