Gëzohet Xherdan Shaqiri

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes thotë se transferimi i mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqiri për vetëm 12 milionë funte, ishte një ujdi shumë e leverdishme.

Sport

20/11/2017 08:18

“Në tregun momental nuk është një shumë e madhe. Sidoqoftë, për ne ishte një shumë e madhe”.

“Por, ju duhet të thoni, jo sepse po themi që duam ta shesim, ai do të kushtonte shumë më shumë sesa në tregun e atëhershëm”, deklaroi Hughes.

“Ne të gjithë e kemi parë diferencën që bën në marrjen e vendimeve dhe ndikimin në skuadër”, shtoi ai.

“Që prej ardhjes së tij në përgatitjet për sezonin e ri, ai ka qenë lojtar i klasit të parë”, u shpreh trajneri, ekipi i të cilit gjendet në vendin e 15-të në ligën angleze pas 11 ndeshjeve të luajtura.