Gerrard zyrtarizohet si trajner te skuadra e madhe skoceze

Steven Gerrard edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e Glasgow Rangers.

Sport

04/05/2018 16:13

Ashtu edhe siç u përfol, ishte kapiteni i Liverpoolit, është emëruar trajner i skuadrës së madhe skoceze, Glasgow Rangers.

Lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra skoceze.

“Rangers janë të lumtur të konfirmojnë se Steven Gerrard ka pranuar të bëhet trajner i ri i klubit tonë”, thuhet në njoftimin e tyre.

I lumtur për këtë aventurë, është shprehur edhe Gerrard, në fjalët e para si trajner i Glasgow Rangers.

“Jam i nderuar që të bëhem menaxher i ardhshëm i Rangers”, ka thënë fillimisht Gerrard.

“Unë kam respekt të madh për këtë klub futbolli, historinë dhe traditën e tij”./Lajmi.net/