Gazetari në Liverpool ngacmon Shaqirin për shqiponjën, kjo është përgjigja e tij

Xherdan Shaqiri ka bërë një tjetër hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar te njëra nga skuadrat më të suksesshme në Angli, te Liverpooli.

Sport

14/07/2018 23:19

Anësori me prejardhje nga Kosova, vendosi të largohet nga Stoke City ku qëndroi për dy sezone, për të zgjedhur skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp.

Pas zyrtarizimit te Liverpool, Shaqiri ka dhënë intervistën e parë për faqen e klubit.

Momenti më interesat i kësaj interviste është kur gazetari i drejton një pyetje rreth festimit të golave me duar.

“Jemi mësuar më festimet e tua me duar. Si mendoni do të jetë ndjenja kur do të shënoni para ‘The Kop’ për herë të parë?” ka qënë pyetja e drejtuar Shaqirit.

“Jam i sigurt që do të jetë një ndjenjë e mahnitshme kur do ta shënoi golin e parë para tifozëve. Mëzi pres që të fillojë”, është përgjigjur ylli i ri i Liverpoolit./Lajmi.net/