Gazetarët sportiv të Kosovës të pakënaqur me Federatën shqiptare

Gjithashtu në këtë konferencë, shoqata e Gazetarëve sportiv të Kosovës, ka kërkuar nga FSHF’ja që t’i akreditojnë gazetarët nga Kosova dhe të sillen ndaj tyre sikur ndaj gazetarëve tjerë pasi që interesimi është i madh.

Sport

17/09/2015 18:11

Shoqata e gazetarëve sportiv kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur rreth shkuarjes se tyre në Itali për të takuar, kryetarin e AIPS, Gianni Merlo

Në Milano, shoqata e gazetarëve do të bisedojnë me kryetarin e AIPS, Gianni Merlo, për problemet që po kanë gazetarët për përcjelljen e ndeshjeve në Shqipëri të Kombëtares dhe ndeshjet e klubit të Prishtinës.

Ndër të tjera, ata kanë bërë të ditur se do të flasin me kryetarin, Gianni Merlo rreth mundësive për tu pranuar në këtë institucion, shkruan “Gazeta Express”.

Gjithashtu në këtë konferencë, shoqata e Gazetarëve sportiv të Kosovës, ka kërkuar nga FSHF’ja që t’i akreditojnë gazetarët nga Kosova dhe të sillen ndaj tyre sikur ndaj gazetarëve tjerë pasi që interesimi është i madh.

Krejt në fund shoqata e gazetarëve, kërkuan edhe nga drejtuesit e Prishtinës që të lejojnë gazetarët që të kryejnë punën e tyre dhe t’i akreditojnë të gjithë e jo të bëjnë përzgjedhje selektive se kush mundet e kush jo me hy në stadiumin e Prishtinës.

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plot të SHGSK’së.