Gatusso tregon të ardhmen e Bonuccit

Genaro Gattuso ka zbuluar të ardhmen e kapitenit të Milanit, Leonardo Bonucci.

Sport

20/07/2018 21:52

Bonucci së fundi ka qenë i lidhur me një kalim te PSG në Francë.

Por, Gattuso sot ka qetësuar tifozët e Milanit, duke konfirmuar se kapiteni i tyre do të mbetet në milanello.

“Bonucci është një njeri i madh dhe dëshiron të fitojë gjithmonë, ashtu si edhe Milani”, ka deklaruar trajneri i Milanit.

“Bëhet fjalë për një futbollist të rëndësishëm, për më tepër kapiten të skuadrës dhe shoqëria dëshiron ta mbajë me çdo kusht, por ndonjë herë duhen respektuar edhe vendimet personale të lojtarëve”, ka shtuar ai./Lajmi.net/