Garcia zbulon arsyen e humbjes së Marseilles nga Atletico Madrid

Rudi Garcia ka analizuar humbjen e skuadrës së tij nga Atletico Madrid.

Sport

17/05/2018 07:31

Trajneri i Olympique Marseille, Rudi Garcia ka analizuar humbjen e skuadrës së tij nga Atletico Madrid me rezultat 3:0 në finalen e Europa League.

Ai u ankua se lëndimi i yllit Dimitri Payet bëri që skuadra e tij të humb inspirimin në fushën e lojës.

“Lëndimi i Payet luajti rol vendimtar”, deklaroi Garcia, përcjell “lajmi.net”.

“Por, mes nesh dhe Atleticos nuk ka krahasim sa i përket përvojës, ne jemi të rinj dhe sonte kemi mësuar diçka. Jam prapë i kënaqur nga ky rrugëtim, do të provojmë edhe vitin tjetër”, u shpreh ai. /Lajmi.net/