Galliani me rol të ri në Real Madrid

“Goal Italia” raporton se italiani kërkohet nga “Los Blancos” në një rol zyrtar në Santiago Bernabeu.

Sport

11/11/2017 14:24

Adriano Galliani ka ofertë për një rikthim në futboll.

Ish nënkryetari i Milanit ka zgjuar interesim nga Real Madrid.

“Goal Italia” raporton se italiani kërkohet nga “Los Blancos” në një rol zyrtar në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Galliani u largua nga Milan gjatë verës pas procesit të shitjes së klubit nga Silvio Berlusconi. /Lajmi.net/