Galatasaray e do Shaqirin

Xherdan Shaqiri është objektiv i vjetër i Galatasarayt. Gjiganti turk dëshiron ta shfrytëzojë pavendosmërinë e mesfushorit kosovar për të qëndruar në Bayern Munich, për ta sjell atë në Stamboll.

Sport

02/06/2014 11:52

Xherdan Shaqiri është i pavendosur për të ardhmen. Mesfushori kosovar është i pakënaqur me minutazhin që po i jepet në Bayern Munich, ndërsa e ka pranuar se trajneri Jup Heynckess kishte besim më të madh tek ai, sesa Pep Guardiola.

Për këtë, gjithnjë e më shumë spekulohet se 22 vjeçari do të largohet nga Allianz Arena gjatë kësaj vere.

Dhe, opsionet e tij nuk janë të pakta. Në Angli e pëlqen Liverpooli, ndërsa as skuadrat italiane nuk mbesin prapa.

Por, garës për 22 vjeçarin së fundmi iu shtua edhe Galatasaray, i cili e kërkon qe një kohë të gjatë përfaqësuesin zviceran.

Megjithatë, pritet që Shaqiri të vendos për të ardhmen pas Botërorit të Brazilit, ku do të luajë për Zvicrën.