Gafa e Van Dijk në stadiumin e ish-skuadrës

Virgil van Dijk gjatë janarit u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke kaluar nga Southamptoni te Liverpooli për 75 milionë paund (84 milionë euro).

Sport

12/02/2018 10:19

Vetëm dy muaj më vonë holandezi luajti ndaj ish-skuadrës së tij në stadiumin St Mary.

Qendërmbrojtësi bëri një gabim posa u fut në stadium me bashkëlojtarët e tij të Liverpoolit.

Teksa të gjithë ishin duke ecur drejt dhomës së zhveshjes të lojtarëve mysafirë, Van Dijk, u ndal te ajo e ekipit vendas dhe tentoi ta hapë, por në fund kuptoi se ai ishte tani lojtar i Liverpoolit.

Këtë moment fatkeqësisht e kapën kamerat, por çdo gjë kaloi me të qeshura.

Liverpooli në fund fitoi me rezultat 2-0 dhe Van Dijk bëri një paraqitje të mirë në fazën mbrojtëse.

Golat u shënuan nga Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

YouTube player