Gabimi më i madh në histori të Barcës, e shiten për 400 mijë euro, sot kushton 100 mln (VIDEO)

Mauro Icardi ishte sërish lojtari më i merituar në fitoren e Interit, kësaj here në derbin e madh ndaj Juventusit.

Sport

19/09/2016 16:23

Argjentinasi shënoi golin e barazimit ndaj Juventusit, ku pak minuta më vonë shënoi Perisic për 2:1.

Ky ishte goli i katërt i Icardit këtë edicion në katër ndeshje për Interin, shkruan Lajmi.net.

Kujtojmë se Icardi para se të transferohet te Interi, ka qenë pjesë e Sampdorias dhe Barcelonës, madje për këtë të fundit, largimi i 23 vjeçarit po cilësohet si gabimi më i madh që kanë bërë ndonjëherë në tregun e transferimeve.

YouTube player

Edhe pse cilësohej si lojtar premtues, Barcelona në vitin 2011 e shiti atë te Sampdoria për 400 mijë euro.

Interi në vitin 2013 pagoi rreth 13 milionë për kartonin e tij, që sot besojeni ose jo, kushton 100 milionë euro.

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.