Gabimi katastrofal i Barcës: Si e hodhi poshtë mundësinë për të transferuar Kylian Mbappen?

Kylian Mbappe sot ka mundur të jetë lojtar i Barcelonës, sikurse këta të fundit të shqyrtonin më seriozisht ofertën e ish agjentit Josep Maria Minguella këtë verë.

Sport

15/11/2018 08:29

Ish agjenti i futbollit, Josep Maria Minguella, ka thënë se Barcelona ka hedhur poshtë mundësinë për të nënshkruar me lojtarin kandidat për të fituar Topin e Artë, Kylian Mbappe.

Minguella ka thënë se më 5 gusht, ia kishte ofruar Barcelonës talentin Kylian Mbappe.

“Më 5 gusht ia kam ofruar Barcelonës Kylian Mbappen, ata nuk u përgjigjën dhe besoj se kjo do të ndikojë në 10 vitet e ardhshme”, ka deklaruar Minguella, përcjell ‘lajmi.net’.

“Babai i tij më kishte thënë se Kylian do të donte të luante së bashku me Messin”./Lajmi.net/