Futbollisti kosovar shënon golin e fitores për Lokomotivën e Zagrebit

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Lirim Kastrati, ka qenë vendimtar për skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci në fitoren 2:1 ndaj NK Istra në udhëtim.

Sport

19/08/2018 11:35

19-vjeçari e shënoi golin e fitores në minutën e 80-të pas një tollovie në zonën kundërshtare.

Ky është goli i parë i Kastratit në këtë kampionat.

Lokomotiva pas katër ndeshjeve të para i prinë tabelës me 10 pikë të tubuara qa sa ka edhe Dinamo e Zagrebit.

YouTube player