Futbollisti i Kosovës e merr lajmin e ditës

Herolind Shala po sheh dritë në fund të tunelit pas lëndimeve të shumta.

Sport

19/11/2017 08:57

Mesfushori fantastik me shtetësi kosovare, ka qenë i lënduar që tre muaj dhe ka munguar për skuadrën e tij Lyngby.

Por pasi ka kaluar lëndimin ai më në fund është i gatshëm për ndeshje.

Skuadra daneze, Lyngby e ka grumbulluar futbollistin nga Kosova për ndeshjen e kampionatit ndaj Randers.

Ende nuk dihet nëse Shala do të startojë apo do të ketë vetëm disa minuta nga trajneri në pjesën e dytë.