Futbollisti i Chapecoense ka një kërkesë për të gjithë ju

Alejandro Martinuccio ka kërkuar që të gjithë të luten për bashkëlojtarët e tij të ndjerë nga ekipi i Chapecoense që humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi.

Sport

29/11/2016 13:34

Alejandro Martinuccio nuk ishte së bashku me ekipin e tij, Chapecoense në rrugën ku shumica prej tyre e gjetën vdekjen pas rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi.

Ai mungoi për shkak të një lëndimi. Dhe, ai ka një lutje për të gjithë pas tragjedisë që ndodhi, përcjell “Lajmi.net”.

“Lutuni për bashkëlojtarët e mi”, shkroi Martinuccio në Twitter.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.