Futbollisti i Barcelonës nuk luan në Kupën e Amerikës

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, nuk do të luajë me Brazilin në Copa America.

Sport

30/05/2016 21:02

Rafinha Alcantara do të mungojë për Brazilin në Kupën e Amerikës për shkak të një lëndimi.

Futbollisti nuk është rikuperuar plotësisht nga disa probleme muskulare të cilat e kanë shqetësuar që nga finalja e Copa del Rey ndaj Sevillas.

Andaj, ai do të rikthehet në Barcelonë për rikuperim të mëtutjeshëm raportojnë Sport.es dhe Mundo Deportivo.

Rafinha është gjithashtu pjesë e skuadrës së Brazilit për Lojërat Olimpike të këtij viti.