Futbollistët e Partizanit zbulojnë se çfarë do të bëjnë kundër Skënderbeut

Ekipi i Partizanit ka premtuar angazhim maksimal në duelet ndaj Skënderbeut në Europa League.

Sport

25/08/2017 15:24

Milan Radin, futbollist i Partizanit të Beogradit

“Ka dy anë të këtij shorti, nga njëra anë ne dëshironim të luftonim me skuadra si Arsenali. Megjithatë, mendoj se shorti është i favorshëm dhe jemi në një grup me skuadra ndaj të cilave mund të konkurrojmë. Mendoj se kemi një shans real për të arritur në fazën tjetër të turneut”.

Marko Jankoviç, futbollist i Partizanit të Beogradit

“Unë dëshiroja një ekip të madh dhe të shihja se ku jemi në krahasim me ta, por në çdo rast në kemi përballë tre skuadra të barabarta, kemi respekt të madh për ta dhe duhet të përgatitemi mirë. Do të analizojmë secilën prej tyre dhe të flasim për to, por me siguri ndaj secilës do të kërkojmë me ngulm fitoren. Në këtë turne jemi më të lehtësuar dhe shpresojmë të tregojmë potencialin tonë”.