Futbolli si shahu

Përforcimi i ri i Borussia Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan luan futboll njësoj sikurse t’i ketë në dorë figurat e shahut. Mesfushori i Borussia Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan ka bërë të ditur se luan futboll në të njejtën mënyrë si e sheh lojën e shahut. Reprezentuesi i Arminisë iu bashkua klubit nga Signal Iduna Park gjatë afatit kalimtar…

Sport

06/09/2013 11:11

Përforcimi i ri i Borussia Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan luan futboll njësoj sikurse t’i ketë në dorë figurat e shahut.

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan ka bërë të ditur se luan futboll në të njejtën mënyrë si e sheh lojën e shahut.

Reprezentuesi i Arminisë iu bashkua klubit nga Signal Iduna Park gjatë afatit kalimtar të verës për 27.5 milionë euro nga Shakhtar Donetsk dhe shënoi dy gola në debutimin e tij në Premierligë në fundjavë.

“Luaj futboll sikurse të jetë shah. Ju duhet të mendoni shumë para se të bëni lëvizjen e radhës. Nëse bëni një gabim, kundërshtari mund të ju dënoj dhe përfundoni me humbjen e ndeshjes”, deklaroi Mkhitaryan për mediet gjermane.