Fund dramatik në ‘Minatori’, Peja e fiton derbin

Peja ka arritur fitore tejet të rëndësishme në derbin e Superligës së Kosovës në basketboll përballë Trepçës në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë.

Sport

22/10/2016 20:42

Gjithçka ishte e barabartë deri në sekondat e fundit, kur amerikani Reed me dy pikët e tij i siguroi fitoren Pejës me rezultat 54-56.

Kujtojmë se Pesa në xhiron e fundit ka mposhtur Sigal Prishtinën.

Peja së bashku me Bashkimin mbesin skuadrat e vetme të pamposhtur në Superligën e Kosovës në basketboll.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.