Frikë te Man City, Bayern Munich transferon Sanchezin?

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez mund të transferohet në Bayern Munich duke i dhënë një goditje Manchester Cityt.

Sport

03/11/2017 10:25

Bayern Munich ka ringjallur interesimin për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

“ESPN” raporton se skuadra kampione e Bundësligës kërkon blerjen e reprezentuesit kilian në janarin e vitit 2018.

Sanchez nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me “Gunners”, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, ish sulmuesi i Barcelonës kërkohet edhe nga rivali i Premierligës, Manchester City. /Lajmi.net/