Franca s’ka kulturë të futbollit

Ish ylli i Manchester Unitedit, Eric Cantona beson se Franca është duke vuajtur nga mungesa e kulturës së futbollit. Ligue 1 ka bërë rritje së fundmi me investimet e mëdha të bëra nga Paris Saint-Germain dhe Monaco. Mirëpo, derisa këto dy skuadra ende nuk e kanë përforcuar statusin e fuqive në Evropë, pak skuadra të…

Sport

10/10/2013 21:30

Ish ylli i Manchester Unitedit, Eric Cantona beson se Franca është duke vuajtur nga mungesa e kulturës së futbollit. Ligue 1 ka bërë rritje së fundmi me investimet e mëdha të bëra nga Paris Saint-Germain dhe Monaco.

Mirëpo, derisa këto dy skuadra ende nuk e kanë përforcuar statusin e fuqive në Evropë, pak skuadra të tjera përveç tyre shihen si të afta të luftojnë për kreun e tabelës. PSG nuk ka rival lokal  dhe Cantona beson se kjo është rezultat i mungesës së pasionit për sport në vend.

“Janë gjashtë klube në Rio, njësoj në Londër. Në qytetet e tjera të mëdha si Roma, Barcelona, Milano, Madrid, Buenos Aires, Manchester, Stamboll, janë së paku nga dy”, deklaroi Cantona për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.

“Por, në Francë, ne asnjëherë nuk kemi qenë në gjendje t’i kemi dy klube kualitative nga Parisi. Franca është një shtet ku nuk ekzistojnë nga dy klube të mëdha nga i njëjti qytet. Po flas për ligën e parë. Franca nuk ka kulturë të futbollit, nuk ka pasion për futboll. Kjo është situata sot, ndoshta do të ndryshojë”, përfundoi ai.