Formacioni më i shtrenjtë në histori të futbollit pëson ndryshime

Alisson Becker ka lënë Romën për t’iu bashkuar Liverpoolit në Premierligë.

Sport

19/07/2018 23:37

Liverpool pagoi 75 milionë euro për 25 vjeçarin brazilian, duke e bërë portierin më të paguar në histori të futbollit.

Me transferimin prej 75 milionë euro te Liverpool, Alisson është bërë pjesë e formacionit më të shtrenjtë që ka sot sporti më i dashur në botë.

Ky formacion ka pësuar ndryshime edhe në fazën e sulmit, me transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventus.

‘BT Sport’ ka krijuar formacionin më të shtrenjtë në histori të futbollit, ku çmimet e transferimeve janë llogaritur me funte.

Alisson, Mendy, Van Dijk, Laporte, Walker, Pogba, Coutinho, Rodriguez, Neymar, Ronaldo dhe Mbappe, përbëjnë këtë formacion./Lajmi.net/