Formacioni i Atletico Madridit

Arda Turan nuk do të jetë titullar për Atletico Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Por, Diego Costa do të luajë nga minuta e parë në sulm.

Sport

24/05/2014 18:02

Edhe pse kanë mbetur edhe më tepër se tri orë para fillimit të finales së Ligës së Kampionëve mes Atletico Madridit dhe Real Madridit, mediet spanjolle tashmë kanë filluar të paraqesin formacionet e mundshme të skuadrave.

Sipas të përditshmes sportive katalane El Mundo Deportivo, Atletico Madrid do të paraqitet pa mesfushorin Arda Turan, i cili nuk është në dispozicion nga minuta e parë. Por, në vend të tij do të luajë Raul Garcia.

Kurse, në sulm do të luajë nga fillimi Diego Costa, i rikuperuar pas dëmtimit që pësoi javën e kaluar në ndeshjen e xhiros së fundit të La Ligës kundër Barcelonës.

Formacioni:  Courtois; Juanfran, Miranda, Godin, Filipe; Gabi, Tiago, Koke, Raúl García; Villa, Diego Costa.