Formacionet e mundshme: Sevilla – Benfica

Sevilla dhe Benfica bëhen gati për finalen e Europa League që do të zhvillohet sonte në Juventus Stadium në Torino. Këto janë formacionet me të cilat skuadrat pritet ta fillojnë sfidën.

Sport

14/05/2014 19:31

Sevilla dhe Benfica janë gati. Dy finalistët e Europa League do të ndeshen sonte në Juventus Stadium në Torino, në kërkim të trofeut kontinental, dhe sigurimit të ballafaqimit final të Superkupës së Evropës, ku do të presin fituesin e duelit mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Sipas mediave evropiane këto janë formacionet me të cilat skuadrat do të paraqiten në fushë.

Sevilla (4-2-3-1): Beto; Coke, Fazio, Pareja, Navarro; Carrico, Mbia; Reyes, Rakitic, Vitolo; Bacca.

Benfica (4-2-3-1): Artur; Maxi Pereira, Luisao, Garay, Siqueira; Gomes, Amorim; Sulejmani, Rodrigo, Gaitan; Lima.