Formacionet e mundshme: Bayern – Real

Bayern Munich pret Real Madridin në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Gjiganti bavarez synon të përmbys disavantazhin 1:0, por Los Blancos ia kanë mësyrë finales. Cilat mund të jenë formacionet?

Sport

29/04/2014 09:40

Sonte rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve dhe do të mësojmë emrin e finalistit të parë në edicionin e sivjetmë të garës.

Bayern Munich pret Real Madridin në Allianz Arena, në disavantazh 1:0 pas duelit të parë në Santiago Bernabeu.

Për të përmbysur rezultatin, trajneri i gjigantit bavarez, Pep Guardiola do të mbështetet tek Franck Ribery e Arjen Robben.

Kurse, Los Blancos nuk pritet të mbrohen, ata do të sulmojnë me treshen e frikshme: Gareth Bale, Karim Benzema e Cristiano Ronaldo.

Formacionet:

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Lahm, Dante, Boateng, Alaba; Schweinsteiger, Martinez; Mueller, Ribery, Robben; Mandzukic. Trajner: Guardiola.

Real Madrid (4-2-3-1): Casillas; Carvajal, Pepe, Ramos, Coentrao; Alonso, Modric; Di Maria, Bale, Ronaldo; Benzema. Trajner: Ancelotti.