Ford Focus ST Diesel bën debutimin e tij zyrtar

Modeli i ri nga Ford i quajtur Focus ST Diesel, makinë kjo me performancën më të mirë nga Ford dhe me shpenzimin më efektiv të karburantit ka bërë debutimin zyrtar sot.

Auto & Tek

30/06/2014 17:31

Duke paraqitur një model të ri më të nxehtë që me gjasë nuk do të jetë i gatshëm në brigjet amerikane, Ford Focus 2015 pati sot përurimin e tij zyrtar në Festivalin e Shpejtësisë.

Vetura do të konkurrojë drejtpërdrejt me Volkswagen DPT, një turbo-model i fuqizuar me naftë. Ky model është i fuqizuar me një motor turbo me naftë 2.0 litërsh që prodhon 182 kuaj-fuqi dhe 295 çifte rrotulluese.

Shpejtësia e tij prej 91kmh ndodhë në vetën 8 sekonda, përderisa shpejtësia maksimale e tij arrin në 220kmh.

Me një krahasim të shpejtë, modeli Focus ST me motor benzinë prodhon 252 kuaj-fuqi dhe 270 çifte rrotulluese, ku për vetëm 6.5 sekonda arrinë 98kmh dhe ka një shpejtësi maksimale prej 244kmh.

Megjithatë, versioni me naftë është shumë më efikas në karburant dhe është 23% më i fuqishëm se modeli i rregullt Focus me naftë. Ashtu si Focus ST, modeli me naftë vjen gjithashtu me gjashtë shpejtësi transmetuese manuale dhe ka të gjitha përmirësimet e tjera mekanike për një performancë të lartë.